Betohen anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës

 

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës të cilët vijnë nga radhët e prokurorive themelore kanë dhënë sot betimin.

Gjithashtu, në mbledhjen e 192-të me radhë të KPK-së, siç bëhet e ditur është hapur thirrja për nominime për kryesues dhe zëvendëskryesues të ri të KPK-së.

Lidhur me procedurat për nominim në pozitat e lartcekura, të gjithë anëtarët u njoftuan nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

“Kryesuesi dhe Zëvendëskryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës do të zgjidhen brenda afatit të caktuar me aktet ligjore”, thuhet në komunikatën e dërguar për media./21Media

Back to top button