Në Gjilan ka nisur me kohë procesi i votimit në qendrën “Abaz Ajeti”

Në komunën e Gjilanit ka filluar votimi me kohë. Ekipi i RTV21 nga kjo komunë ka thënë se interesimi i votuesëve është mjaft i lartë.
Drejtori i shkollës “Abaz Ajeti” , Arsim Bejtullahu për RTV21 tha se në këtë qendër kanë drejt vote 13 mijë e 921 votues me të drejt vote, duke shtuar se fluski i votuesve mund të shihet rreth orës 11:00.
“Kjo qendër votimi është hapur me kohë, vend votimi po rrjedh në mënyrë normale. Në këtë qendër kanë drejt vote 13 mijë e 921 votues me të drejt vote”, tha ai. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?