Kaloni te përmbajtja kryesore

Në Gjilan nis dezinsektimi, bletët të mbahen të mbyllura

Bletët duhet të mbahen të myllura gjatë kohës së dezinsektimit

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do ta të fillojë të martën fazën e dytë të dezinsektimit e hapësirave publike në të gjitha lagjet e qytetit dhe në fshatra.

Drejori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu ka njoftuar se dezinsektimi do të nis në ora 20:00 deri në orën 24:00 për katër ditë me radhë, ndërkaq ka apeluar bletarët që t’i mbajnë të mbyllura bletë gjatë kohës sa bëhet dezinsektimi, ngase materiali i cili përdoret për t’i eliminuar insektet, është i dëmshëm për bletët.

Përndryshe, Komuna e Gjilanit e ka realizuar fazën e parë të dezinsektimit më 16 qershor për katër ditë me radhë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button