Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 53 vjeçari nga Peja

Në Pikën Kufitare në Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar 53 vjeçarin nga Peja, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.
“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim nga Komisariati i Policisë Tropojë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas Policisë, dyshohet e 53 vjeçari në vitin 2009, ka trafikuar një automjet të vjedhur në Serbi dhe ia ka shitur atë një shtetasi tjetër./21Media

Back to top button