Në kërkim të “thesarit” në Ujmir te Klinës
Në fshatin Ujmir të Klinës ndodhen rrënojat e kishës së vjeter e cila thuhet se i takon shekullit të XVI- të
Në hapësirat brenda dhe jashtë kishës siç shihet në foto, dikush ka gërmuar me ditë të tëra. Sipas banorëve lokal gërmimet janë bërë nga njerëz të panjohur, shkruan rtv21.tv.
Gj.M. i cili i ka derguar këto fotografi në redaksinë tonë pranon se për këto gërmime ka njoftuar komunën e Klinës dhe zyrtarë të Institutit Arkeologjik të Kosovës, por sipas tij, askush nuk është interesuar të vijë dhe të shikojë nga afër se çka është duke ndodhur në këto rrënoja të kishës antike./21Media