Në këtë orë takohet Osmani me Lajçakun

 

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, sot do të vizitojë Kosovën sot ku do takohet me Presidenten e kosovës, Vjosa Osamni.

Takimi i tyre do mbahet në ora 15 e 25 kjo për portalin rtv21.tv është bërë e ditur nga Bekim Kupina, këshilltar për Media Presidentes.

Kupina ka treguar se takimi mbahet pa praninë e mediave.

Lajçak gjithashtu do takohet edhe me Kryeministrin, Albin Kurtin dhe  zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, zëvendëskryeministren e dytë dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla.

Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet shefave të Misioneve të BE-së. Për vizitën, emisarit special të BE-së Miroslav Lajçak do t’i bashkohet zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun, njëherësh përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer./21Media 

Back to top button