Policia e Kosovës ka shqiptuar 387 gjoba për mosrespektim të masave

 

Policia e Kosovës, ende vazhdon të shqiptojë gjoba si shkak i mosrespektimit të masave kundër Covid-19.

Sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 387 gjoba.

Kujtojmë se, nga sot hynë në fuqi masat e reja të cilat u morën nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes.

Qeveria mori vendim që të hiqet ora policore, ndërsa orari i gastronomisë do të zgjatet deri në orën 23:00. Po ashtu si masë lehtësues është edhe mospërdorimi i maskës për personat që ecin vetëm në rrugë./21Media

Back to top button