Në këto data do të jepet repriza e shfaqjes ”Bisha në hënë”

Më 26, 27 dhe 30 maj në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të jepet repriza e shfaqjes ”Bisha në hënë”.
Shfaqja do të fillojë nga ora 20:00.
”E di që dhimbja nuk njeh gjuhë, ngjyrë, gjini e as komb, por ajo e vendit tim është e padëgjuar ndonjëherë. Tragjikomedia “Bisha në hënë” nga dramaturgu i njohur Richard Kalinowski, flet më së miri për përpjekjet tona për liri. Prandaj, zgjodha që përmes kësaj shfaqjeje të kujtoj përdhunimet e luftës së fundit në Kosovë, si dhe të rënët tanë. Këtij misioni i dha fuqi pranija e Znj. Vasfije Krasniqi Goodman, e cila është pjesë e shfaqjes. Duke e ditur se kjo shfaqje do të ipet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, gratë e përdhunuara në mënyrë anonime dërguan rrobat e tyre tek ne, rroba këto të cilat ato i mbanin te veshura gjatë orëve te liga, në luften e fundit. Shfaqja do të ketë edhe shenja të tjera kujtimi nga ushtarët e UÇK-së, si dhe nga martirët tanë që u flijuan për liri. Thuhet se “Pa u futur në rrobat e tjetrit nuk ke mundësi që t’ia ndjesh dhëmbjen atij/asaj”. Prandaj, këto ditë, ne aktorët e kesaj shfaqje duke i veshur rrobat e atyre që sakrifikuan shumë për lirinë tonë, do i japim emër dhimbjes tonë ndër vite! Kësaj radhe, kjo shfaqje do të jetë edhe më e kompletuar me praninë e aktorit tonë të mirënjohur, Enver Petrovcit. Profesor Petrovci me të dëgjuar për natyren dhe tematikën e shfaqjës “Bisha në hënë”, pa hezitim u bë pjesë e jona. Jemi shumë të emocionuar që do ta ndajmë skenën me një artist të madh, siç është profesor Petrovci. Një faleminderim për gratë e përdhunuara dhe familjet e deshmoreve”, ka thënë Vlora Nikçi. /21Media

Back to top button