Epidemiologu thotë të mos shqetësoheni për linë e majmunit, por shijoni verën

Lia e majmunit në krahasim me COVID-19 është si shëtitje në park. Lajmet shqetësuese për këtë sëmundje, epidemiologu Dragan Danillovski i quan senzacionalizëm. Kjo është sëmundje beninje dhe mund të kalohet edhe pa e trajtuar fare pacientin me medikamente. Nuk ka shanse të marrë përmasat e COVID-19 sepse nuk përhapet nëpërmjet ajrit, shpjegon Danillovski. Është koha që ta shijojmë këtë verë dhe ta ruajmë mendjen, porosit ai.
“Thjesht duhet që ta kthejmë kokën anash, mos ta mendojmë dhe as të lexojmë aso titujsh për Linë e majmunit, thjesht të abstraktohet gjithçka që shqetëson që mos ta humbim mendjen”, tha Dragan Danillovski, epidemiolog.
Transmetimi nga personi në person është shumë i ulët, sidomos përmes organeve të frymëmarrjes tregon Danillovski. Sëmundja përcillet nga kontakti lëkur me lëkurë, çarçafi i të infektuarit ose nga ndonjë kafshë e infektuar. Po lia e majmunit nuk është sëmundje që transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale.
“Shumica e të gjithë të sëmurëve, diku rreth 160 në numër, në 16 shtete, në tre kontinente janë persona që bien në kategorinë e burrave që kanë seks me burra. Do të pyeste dikush përse, qenka sëmundje seksualisht e transmetueshme. Nuk është ashtu. Edhe pse sipas pasqyrës epidemiologjike duket ashtu, asocon ashtu, por nuk është, por transmetohet për shkak të kontaktit të ngushtë lëkurë me lëkurë dhe skuqja paraqitet rreth organeve gjenitale”, pohoi tha Dragan Danillovski, epidemiolog.
Nuk vjen parasysh që vaksinimi për linë e majmunit të bëhet i detyrueshëm shprehet profesori Danillovski. Është mirë të vaksinohen vetëm punonjësit shëndetësor që punojnë në laboratorë, ata që merren me pacientët e infektuar, të infektuarit dhe familjarët e tyre.
“Nuk vjen parasysh, as të mos mendojë dikush se tani na pret ndonjë fazë, ku do të insistohet në vaksinim masiv të popullsisë, kjo nuk është Variola vera, ajo është radikale. Kjo është sëmundje e lehtë, beninje, e parrezikshme, nuk ka nevojë që të vaksinohen të gjithë, por vetëm ata që në katër ditët e para e dinë që janë të infektuar, që kanë pasur kontakt, pra ata që janë infektuar u ndihmon ta kalojnë më lehtë, pra ata të vaksinohen”, theksoi tha Dragan Danillovski, epidemiolog.
Mjekët tanë dhe sistemi shëndetësore janë të gatshëm të përballen me linë e majmunit, shprehet epidemiologu. Njëjte si Komisioni për sëmundje ngjitëse, edhe Danillovski vlerëson se nuk ka nevojë për masa mbrojtëse./TV21

Back to top button