Në këto dy pika të kalimeve kufitare ka më shumë pritje të qytetarëve

Jarinje dhe Dheu i Bardhë janë pikat më të ngarkuara të kalimit kufitar, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Pritjet në hyrje të Jarinjes variojnë nga 20 deri në 30 minuta, me kolonën e gjatë të automjeteve deri në 200 metra. Ndërsa në dalje pritjet janë nga 10 deri në 15 minuta, me kolona të automjeteve deri në 50 metra.
Te Dheu i Bardhë kolona e automjeteve në hyrje është 150 metra gjatësi, ndërsa pritjet janë nga 30 deri n 40 minuta, ndërsa në dalje të kësaj pike të kalimit kufitar nuk ka kolonë. Pritjet për hyrje në Merdare e Mutovidë janë nga 15 deri në 20 minuta, por nuk raportohet për kolona.
Fluksi aktual në pikat e kalimeve kufitare të Kosovës
Dheu i Bardhë është pika e vetme aktuale e ngarkuar e kalimit kufitar për momentin, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Pritjet në hyrje të kësaj pike të kalimit kufitar variojnë nga 30 deri në 40 minuta, me kolonën e gjatë të automjeteve deri në 150 metra. Ndërsa në dalje nuk ka pritje dhe as vonesa.
Në pikat e tjera të kalimeve kufitare, sipas të dhënave të fundit, nuk ka kolona në hyrje-dalje. Pritjet për hyrje në Jarinje janë 15 deri në 30 minuta, Merdare 15 deri në 20 minuta, dhe në Mutivodë 15 deri në 20 minuta