Në këto vende do xhirohet filmi “Loja e jetës”

Situata epidemiologjike me Covid-19 i ka pamundësuar xhirimet e filmit “Loja e jetës”, të cilat ishin të planifikuara të fillojnë vitin e kaluar.
Regjisori i filmit, Luan Kryeziu për portalin rtv21.tv ka treguar se filmi i cili trajton situatën e krijuar gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, do xhirohet në tri vende, Shtetet e Bashkuara të Amerikes, në Kosovë dhe Shqipëri.
Kryeziu gjithashtu ka treguar edhe arsyen pse kanë vendosur që filmi të realizohet në këto tri shtete.
Ne kishim te planifikuar realizimin e te gjitha xhirimeve vitin e kaluar, por shkaku i Covid 19, na u pamundesua të realizojmë planin në SHBA gjithashtu edhe në vendet tona. Filmi planifikohet të realizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, në Kosovë dhe Shqipëri. Për shkak të bashkëpunimit që kemi me produksionin nga SHBA dhe rrethanave të ngjarjes që trajtojmë ne jemi të obliguar që filmin ta xhirojmë neë vendet perkatëse”, ka thënë Kryeziu për rtv21.tv
Ngjarja e cila do zhvillohet në këtë film është e fokusuar në ditën e fundit të luftës në Kosovë dhe trajton një situatë të shkëmbimit të pengjeve ndërmjet disa luftëtareve shqiptar dhe ushtrisë e policisë serbe./21Media

Back to top button