Në kohën kur të desha

Poezi nga autori i njohur shqiptar
Ismail Kadare është poet, autor/publicist shumë i njohur. Ismail Kadare është lindur në Gjirokastër në vitin 1936.
Rrugën e krijimtarisë letrare Kadare e ka nisur si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por është bërë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që është pasuar nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.
Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk është lejuar të botohej i plotë deri në vitin 2003.
Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues.
Ismail Kadare është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë./21Media

NË KOHËN KUR TË DESHA

Ne kohen kur te desha
mendimet per ty me mbulonin nate e dite,
ashtu si Vezuvi qe me hirin e tij
mbulonte Pompeun me periferite.Por koha shkoi.
Tani lava e ftohur
pleheron te gjatat rreshta te te mbjellave,
ndersa mendimet per ty
pleherojne
rreshta poezish te kthjelleta.
Back to top button