Në Kolumbi ka qytet me emrin “Albania”, ja lidhja me shqiptarët
Shumë pak shqiptarë mund ta dinë se një vend në Kolumbi mban emrin e shtetit shqiptar
Qyteti me emrin “Albania” është qendër komune në Departamentin Kolumbian të La Guajira, në Detin e Karaibeve.
Emri i provincës ka qenë Calabacito dhe u ndryshua në “Albania” në vitin 1937 nga një komisar i La Guajira.
Komisari i vendosi provincës emrin “Albania” për shkak se gruaja e tij quhej Alba.
Megjithatë ekziston dhe një version tjetër sipas të cilit thuhet se komisari i vendosi emrin duke iu referuar vendit tonë.
Popullsia e Albanian është një popullsi relativisht e re e përbërë nga 51% e meshkujve dhe 49% e femrave. 29% e tyre e konsiderojnë veten autoktonë ndërsa 10% mestizo, raizal ose afro-kolumbianë./TV21