Në koncertin vjetor për festat e fundvitit do të performojë edhe Dua Lipa

Jingle Bell rikthehet sërish në këtë fundvit dhe pjesëmarrës do të jenë artistët më të njohur të muzikës.
Dua Lipa Ed Sheeran, Doja Cat, Lil Nas X, The Kid LAROI, Saweetie, Black Eyed Peas, Tate McRae, Bazzi dhe Dixie D ‘ Amelio, janë disa nga emrat pjesëmarrës.

102.7 KIIS FM Jingle Ball 2021 iHeartRadio do të fillojë të premten, 3 dhjetor në 19:30, në Forumin në Inglewood. Turneu vjetor do të dalë gjithashtu në Dallas/Ft. Worth; Minneapolis/St.Paul; Filadelfia; New York; Boston; Washington DC.; Çikago; Atlanta dhe Miami/Ft. Lauderdale.
I prezantuar nga Capital One, po kthehet për të festuar sezonin e festave.
Po ashtu, është bërë e ditur se të gjithë pjesëmarrësit duhet të japin dëshmi të vaksinimit të plotë COVID-19 ose provë të një testi negativ jo më të vjetër se 48 orë.
Të gjithë mysafirët duhet të mbajnë maska ​​brenda vendit, përveç kur hanë ose pinë në mënyrë aktive./21Media
 

Back to top button