Kaloni te përmbajtja kryesore

Në Korçë protestohet kundër Bregoviqit

Qytetarët e Korçës kanë paralajmëruar një protestë kundër pranisë së këngëtarit serb, Goran Bregoviq në Festivalin e Birrës në Korçë.
Kjo është bërë e ditur nga ”Korça Report”, ku thuhet se kanë dorëzuar në polici njoftimin për protestë, që pritet të zhvillohet sot nga ora 11:00.
Sipas organizatorëve, protesta është paqësore dhe do të mbahet te katedralia ortodokse në Korçë.
Përndryshe, një numër i madh i këngëtarët të tjerë kanë anuluar pjesëmarrjen në këtë festival. Së fundmi ishte Dafina Zeqiri ajo që e ka tërhequr pjesëmarrjen.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button