Në Kosovë mediat janë pjesërisht të lira!

Nuk mungojnë kërcënimet ndaj gazetarëve

Në një hulumtim të Institutit Kosovar të Medias dhe komunikimit me gazetarë dhe redaktorë të 4 Televizioneve më me ndikim në vend, RTV 21, RTK, KTV dhe Klan Kosova, thuhet se mediat në Kosovë janë pjesërisht të lira. 71.4 për qind e të anketuarëve mendojnë se mediat janë pjesërisht të lira.

Anketuesit në numër më të madh thonë se gazetarët e po këtyre mediumeve përmballen me ndërhyrje të ndryshme sidomos nga ndërhyrjet politike. Po ashtu, ky hulumtim nxjerr në pah se nuk mungojnë kërcënimet ndaj gazetarëve por që nuk janë shumë të shpeshta, shkruan rtv21.tv

Drejtori i Informacionit në RTV21, Eugen Saraçini tha se influenca më e madhe politike dhe jo vetëm, është mbi televizionin publik dhe që sipas tij gjendja në televizionet e tjera ndryshon rrënjësisht. Kjo pasiqë sipas tij vetë udhëheqësit e këtyre medieve janë gazetarë shumëvjeçar.

Ndërsa, Gazmend Syla, kryeredaktor në Klan Kosova tha se në përgjithësi ambienti mediatik në Kosovë është i lirë.

Ky hulumtim vjen në ditën botërore të lirisë së shtypit./21Media

Back to top button