Nesër mbahet interpelanca e Mustafës dhe Stavilecit

Javën e ardhshme mbahet seancë e re

Nesër do të ketë seancë në të cilën pritet që të vazhdojnë interpelancat e kryeministrit Isa Mustafa dhe e ministrit të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci. Po ashtu në seancën e nesërme do të diskutohen pikat që kanë mbetur nga seancat e kaluara.

Ndërsa të enjten e ardhshme do të mbahet një seancë e re. Kështu u vendos sot në mbledhjen e Kryeisë së Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i mbledhjes së kryesisë, Xhavit Haliti, tha se pa procedur Qeveria marrëveshjen për demarkacionin për në Kuvend, Kuvendi nuk do të merret me të. “Po e presim se kur Qeveria do ta procedoj marrëveshjen per demarkacionin në Kuvend” tha Haliti./21Media

Back to top button