Në Kosovë mund të quhesh edhe: “Xhenaze”, “Burgim”, “Gazep”, “Vajtime” e “Bubrrec”

Gjithçka që nuk është e ndaluar, është e lejuar

E mbani mend të moshuarin kosovar i cili në vitin 2014 u bë hit me emrin që mbanë në të gjitha dokumentet zyrtare, ai quhej “Bubrrec”…! E nga emrat e grave ka edhe Filane Fisteku.

Pastaj, ka emra të shpeshtë si “Shkurtë” e “Funde”. Këta emra u vendosen vajzave me qëllimin që pas saj të lindë djalë.

Megjithkëtë, në Kosovë fëmijët ende pagëzohen me emra të tillë, pasi që kjo nuk është e ndaluar. Pra, mjafton që emri tu pëlqejë prindërve dhe ju do të pagëzoheni me emrin “Dashnor” apo “Bubrrec” apo “Mutebane” e çfarë do emri tjetër, shkruan rtv21.tv.

Kosova ende nuk ka ndonjë listë me emra të ndaluar. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndërsa, Ligji për emrin personal në Kosovë, përveç disa udhëzimeve si: përdorimi i gjuhës për emrin, kush mund të caktojë emrin për fëmijën, nuk ka ndonjë nen ku ndalon ndonjë emër të caktuar që të iu vendoset fëmijëve.

Në bazë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës emri më i shpeshtë te femrat në Kosovë ishte emri “Fatime”, ndërsa te meshkujt ishte “Bajram”.

Ndryshe nga Kosova shteti fqinj, Shqipëria ka një listë me 77 emra të papërshtatshëm (antroponime) të ndaluar, ndër ta edhe emri “Shkurtë”, “Xhenaze”, “Burgim”, “Gazep”, “Ndalim”, “Vajtime”…/21Media

Back to top button