Trump arrin marrëveshje për hapjen e Qeverisë

Marrëveshja e përkohshme ndan fondet qeveritare për tre javët e ardhshme

Presidenti amerikan Donald Trump, duke folur nga Shtëpia e Bardhë ka lajmëruar se është arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund përkohësisht mbylljes së Qeverisë. Rihapja për 3 javë i jep fund mbylljes historike 35 ditore të Qeverisë.

Presidenti Trump ka deklaruar se marrëveshja që ai po paraqet do të ndajë fonde për Qeverinë për tre javë deri më 15 shkurt, shkruan rtv21.tv.

Trump ka thënë se ka një alternativë të fuqishme duke iu referuar deklarimit të një emergjence kombëtare, me të cilën do të mund të ndante fondet për murin me Meksikën, por cilën ka deklaruar se nuk do ta përdorë.

Trump ka falënderuar të gjithë amerikanë dhe ka deklaruar se po punon për të siguruar që të gjithë punëtorët që nuk kanë marrë 2 paga gjatë mbylljes së pjesshme të Qeverisë, të paguhen.

Presidenti gjithashtu ka deklaruar se në këtë marrëveshje nuk është përfshirë ndarja e fondeve për murin./21Media

Back to top button