“Në krye kemi një Presidente”, Tahiri flet në selinë e OKB-së në New York

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është duke e përfaqësuar Kosovën në selinë e OKB-së në New York, ku ka prezantuar mbi çështjen e barazisë dhe fuqizimin gjinor në epokën digjitale.
Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se përtej anës formale, si vend dhe shoqëri, kemi treguar kulturë të lartë demokratike, duke theksuar se aktualisht ne udhëhiqemi nga lidershipi i një presidenteje grua, e dyta në mesin e katër presidentëve të shtetit tonë.
“Në selinë e OKB-së, në New York duke përfaqësuar Kuvendin e Republikës së Kosovës, prezantova mbi çështjen e barazisë dhe fuqizimin gjinor në epokën digjitale. Theksova se, Kushtetuta e Kosovës është me standarde të larta ndërkombëtare në raport me të drejtat e njeriut”, ka shkruar Tahiri./21Media

Back to top button