”Në Lipjan është lehtë të bësh jetë, por jo të kalosh transit”

 

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka bërë një reagim në lidhje me rastin e konfiskimit të 400kg kokainë në qytetin e Lipjanit.

”Në Lipjan është e lehtë të bësh jetë, por nuk është e lehtë të kalosh transit!”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

Ndërkaq, ky i fundit i ka përgëzuar Policinë dhe akterët e tjerë për zhvillimin e aksionit të konfiskimit të kokainës.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme një ngarkesë e madhe kokaine është sekuestruar në Kosovë. Droga ishte fshehur në një kamion me banane. Pjesë e këtij operacioni ka qenë policia italiane, shqiptare dhe ajo e Kosovës. Kokaina është sekuestruar në një kamion me targa 012630./21Media

Back to top button