Në Londër kishte edhe therrje me thika

Sipas raporteve të pakonfirmuara rreth 7 persona janë therrur me thika

Të shtunën njërën prej qendrave më të frekuentura në Londër, në London Bridge ndodhi një incident, ku një minibus shkeli disa persona. Burime të pakonfirmuara bëjnë të ditur se minibusi ka shkelur 20 njerëz, ku pesë prej tyre janë duke u trajtuar nga ndihma e shpejtë.

Ndërkohë, siç raporton BBC, raporte të pakonfirmuara tregojnë që rreth 7 persona janë therrur me thika, derisa policia është në kërkim të tre personave.

Sipas dëshmitareve  3 persona me dukje mediterane kanë dalur nga automjeti dhe kanë filluar të therrin njerëz, derisa asgjë zyrtare nuk është bërë e ditur rreth ngjarjes./21Media

Back to top button