Në Londër u protestua kundër masave të reja antiCovid

 

 

Të paktën 15 mijë protestues kanë zbritur sot në sheshin Trafalgar Square e parkun Hyde Park në qendër të Londrës për të protestuar kundër masave anti-koronavirus të qeverisë.

Disa pjesë të Anglisë, thuajse çereku i popullsisë së saj, u vendosën dje në izolim të kufizuar prej rritjes së numrit të infektimeve me COVID-19. Turmat u nxitën nga policia të zbatonin kufizimet e pandemisë dhe u paralajmëruan se dhuna nuk do të tolerohet.

Në marshimin që u quajt “Ne nuk jemi dakord” pati protestues me pankarta në duar ku lexohet “A është kjo liri?” dhe “Fund rregullave të çmendura”.

Protesta e sotme vjen një javë pas asaj ku më shumë se dhjetë oficerë policie u plagosën në përleshje dhe më shumë se 30 protestues u arrestuan.

Kreu i policisë Ade Adelekan, pranonte se ka “zhgënjim të madh” për kufizimet, por protestat vënë në rrezik shëndetin e pjesmarrësve dhe të kontakteve të tyre.

Ne nuk do të tolerojmë një përsëritje të ngjarjeve të javës që shkoi dhe oficerët do të përgjigjen shpejt ndaj skenave të dhunës”, u shpreh ai.

Back to top button