Në Maqedoni po shpërndahen lojëra të rreme shpërblyese në rrjetet sociale, MPB: Mund të keqpërdoren të dhënat personale

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në rrjetet sociale, posaçërisht në Facebook, po shpërndahen lojëra të rreme shpërblyese në emër të kompanive të mëdha në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21.

Nga MPB thonë se qytetarët duhet të kenë kujdes pasi të njëjtat bëhen për t’u marrë të dhënat personale qytetarëve.

“Qytetarëve, për të marrë pjesë në këto lojëra shpërblyese që janë false, u kërkohet të bëjnë “like” faqen dhe postimin konkret, të shkruajnë “Unë marr pjesë” në koment, si dhe ta shpërndajnë atë, për të përhapur sa më shumë lojën e rreme shpërblyese. Më pas, krijuesit e këtyre lojërave shpërblyese të rreme, u dërgojnë mesazh qytetarëve se janë fitues të një çmimi dhe se për ta marrë atë, duhet të japin të dhënat e tyre personale, të dërgojnë një foto të letërnjoftimit (në të dyja anët), si dhe një foto të personit në letërnjoftim”, shtojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

Back to top button