Në mesazhin e tij për Vitin e Ri 2023, Guteresh bënë thirrje për paqe dhe stabilitet.

Në mesazhin e tij për Vitin e Ri 2023, Sekretari i Përgjitshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh bënë thirrje për paqe dhe stabilitet.
“Ne kemi nevojë për paqe, tani më shumë se kurrë, tha ai. Së bashku, le ta bëjmë vitin 2023 një vit kur paqja do të rivendoset në jetët tona, në shtëpitë tona dhe në botën tonë…Paqe me njëri-tjetrin, përmes dialogut për t’i dhënë fund konfliktit. Paqe me natyrën dhe klimën tonë…Paqe në shtëpi, që gratë dhe vajzat të jetojnë me dinjitet dhe siguri. Paqe në rrugë dhe në komunitetet tona, me mbrojtjen e plotë të të gjitha të drejtave të njeriut. Paqe në vendet tona të lutjeve, me respekt për besimet e njëri-tjetrit. Dhe paqe në internet, pa gjuhën e urrejtjes dhe abuzimin. Në vitin 2023, le të vendosim paqen në zemër të fjalëve dhe veprimeve tona”, uroi Guteresh./21Media
 

Back to top button