Në mesin e 16 oficerëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, vetëm një femër

Mbi 10 oficerë të rinj sot janë betuar në kuadër të Ushtrisë së Kosovës.
Ceremonia e betimit është mbajtur në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë ku janë mbledhur drejtues të institucioneve, familjarë e miq të shumtë për të parë nga afër diplomimin e ushtarëve të rinj.
Në mesin e 16 oficerëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës këtë herë është vetëm një femër.
Fitore Shyti është ushtarja më e re që iu bashkua Ushtrisë së Kosovës.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?