Në mesin e kadetëve të Policisë që diplomuan sot ishin 17 serbë

Kryeministri Albin Kurti, mori sot pjesë në ceremoninë e diplomimit të 433 kadetëve të gjeneratës së 57-të të Policisë së Kosovës.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se nga të diplomuarit 56 ishin gra.
Sipas ndarjes etnike, ZKM-ja thotë se 17 nga ta ishin serbë, dy goranë, një rom dhe një turk.
Kryeministri Kurti është shprehur i lumtur që ishte me kadetët policorë në festimin de diplomimit të tyre. Ky çast, sipas tij, është kulmi i punës së palodhur dhe rezultati i përkushtimit të përditshëm.
“Ajo është në të përditshmen e qytetarëve, andaj ndryshimin dhe avancimin e saj e ndjejnë dhe përjetojnë sidomos qytetarët. Jemi të lumtur që Policia vazhdon të renditet ndër tri institucionet më të besueshme për qytetarët tanë”, deklaroi Kurti.
ZKM-ja njofton se në mesin e 433 kadetëve që diplomuan sot, ishin 56 gra, 17 serbë, 5 boshnjakë, 2 goranë, 1 turk dhe 1 rom./21Media

Back to top button