Mehaj: FSK po operon me kontingjentin e specializuar në rajonin më të prekur nga tërmeti

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka informuar rreth operacionit të kërkim-shpëtimit në Turqi.
Gjatë një takimi që ka pasur ditën e sotme me stafin e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, zyrtarët civil, këshilltarët bilateral dhe të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Mehaj ka thënë se FSK-ja po operon me kontigjentin e specializuar në provincën Hatay, që është rajoni më i prekur nga tërmeti. Duke bërë të ditur se deri më tani ushatrët tanë kanë shpëtuar katër persona.

“Ushtarakët tanë profesionistë në fushën e kërkim-shpërtimit kanë shpëtuar deri më tani katër persona, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e ndërtesave, së bashku me ekipet turke dhe forcat e shteteve të tjera. Urojmë që të ketë të tjerë të mbijetuar, ndërsa pjesëtarët tanë të vazhdojnë me vullnet e përkushtim kërkimin dhe shpëtimin e tyre”, ka shkruar Mehaj në Facebook./21Media 
Back to top button