Në mesin e viktimave nga Covid-19 edhe një 40 vjeçar

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) sot ka raportuar edhe 3 viktima si pasojë e COVID-19.

Gjatë 24 orëve është raportuar se një person i moshës 40 vjeçare nga Suhareka ka vdekur si pasojë e Covid-19.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (40 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (90 vjeç)”, thuhet nga IKSHPK.

Numri total i viktimave nga Covid-19 deri më tani ka shkuar në 1.509./21Media

Back to top button