Diaspora s’mund të parashtrojë ankesa në mënyrë elektronike

 

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një njoftim jo zyrtar nga disa individë e ku ju bëhet thirrje bashkatdhetarëve të cilët nuk janë të përfshirë në listën e votuesve jashtë Kosovës që të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në mënyrë elektronike, në adresën zyrtare të PZAP-it. Mirëpo, kjo është demantuar nga PZAP-ja.

Sipas tyre votuesit që gjenden jashtë Kosovës mund të ankohen mirëpo, vetëm në mënyrë fizike përmes postës me dërgesa rekomande e jo në mënyrë elektronike.

“Ky nuk është njoftim zyrtar i PZAP-it dhe ju rikujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, me datën 22 janar 2021 ka njoftuar Votuesve Jashtë Kosovës me të drejtë vote të cilët kanë aplikuar për tu regjistruar për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021 e qe aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, mund të parashtrojnë ankesat në PZAP vetëm ne mënyrë fizike përmes postes me dërgesa rekomande e jo në mënyrë elektronike. Ankesat mund të parashtrohen përmes formularit të cilin mund ta shkarkoni ne ueb sajtin zyrtar Gjithashtu ankesat mund të paraqiten edhe në çfarë do letre A4, por duhet të përmbajë informatat e Parashtruesit të ankesës”, thuhet në reagimin e PZAP-it./21Media

Back to top button