Dhjetë persona kanë vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Është raportuar se në mesin e viktimave është një 46 vjeçar nga Prizreni.

Sipas IKSHPK-së vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 4 viktima të tjera nën moshën 60 vjeçare që kanë humbur betejen me Covid-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Deri më tani në Kosovë raportohet se kanë vdekur 1 mijë e 568 si pasojë e sëmundjes Covid-19./21Media