Në mesin e viktimave nga sulmi në Odesa, një foshnje dhe e ëma

Një nënë dhe foshnja e saj tre muajshe ishin ndër viktimat pasi një ndërtesë në Odesa u godit nga raketa të shtunën, tha presidenti i Ukrainës Zelensky.
Gazetarët dhe të tjerë kanë postuar në Twitter, foto të nënës dhe fëmijës.
Myroslava Petsa, një gazetare për Shërbimin ukrainas të BBC-së, tha se nëna quhej Valeria dhe foshnja e saj e porsalindur ishte Kira.
Në një postim në mediat sociale të Valerias, të rishpërndarë nga një gazetar i Kyiv Independent në Twitter, ajo tha se periudha që nga lindja e Kirës i kishte sjellë asaj “një nivel krejtësisht të ri lumturie”.
Sipas zyrtarëve ukrainas, tetë persona u vranë në një sulm me raketa ruse në një bllok banesash në qytetin port jugor./21Media

Back to top button