Kaloni te përmbajtja kryesore

Në Mitrovicë arrestohet një i dyshuar për substancë narkotike

 
Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person të dyshuar në Mitrovicën e Jugut për  “posedim i  paautorizuar i substancave narkotike”.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se arrestimi i të dyshuarit është realizuar në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë  kanë ndaluar për kontroll rutinë  automjetin me targa vendore  të cilën e drejtonte i dyshuari, me ç’ rast gjatë kontrollit  të detajuar tek i dyshuari  janë  gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla substancë e dyshuar narkotike dhe një mulli për bluarjen e substancave.
“Në cilësi të dyshuarit është arrestuar D. A.,24 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës. Ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur tutje në njoftimi e Policisë.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Posedimi i  paautorizuari  i substancave narkotike”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button