Në mungesë të kuorumit ndërpritet seanca për për çmimin e rrymës

(Lajm i përditësuar)
Në mungesë të kuorumit ndërpritet seanca për për çmimin e rrymës
Në mungesë të kuorumit seanca për votimin e propozim rezolutës për çmimin e energjisë është ndërprerë, ndërsa kryesia e Kuvendit do të njoftoj se kur do të vazhdoj seanca.
Krasniqi: Doni të thoni se ata që i kanë ndërtuar shtëpitë më të mëdha duhet të dënohen
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se është absurditet të mbrohet blloktarifa në emër të drejtësisë sociale.
Krasniqi ka thënë se një qeveri normale duhet të krijojë mundësi të barabarta.
“Si mundet me qenë drejtësi sociale nëse nuk ke mundësi të kesh ngrohje qendrore në 90 për qind të vendit? Energjia është produkt esencial. Ju doni të thoni se ata që i kanë ndërtuar shtëpitë më të mëdha duhet të dënohen. Nuk është në rregull të thuhet se duhet paguar më shumë ata që shpenzojnë më shumë… Problemi është diku tjetër, ju jeni të varur nga tregtarët e energjisë, jeni të varur nga Martin Berishaj. Ju mund t’i ndalni hetimet këtu në Kuvend por jo edhe këtë, sepse ky është krim i organizuar. Kjo është skemë kriminale e korruptive që në krye ka Martin Berishajn e kjo nuk bëhet pa dijeninë e kryeministrit”, ka thënë ai.
Rizvanolli: Me rezoluta koti s’ulet çmimi i energjisë
Rezolutën e PDK-së për anulimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë dhe heqjen e bllok tarifës, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka quajtur rezolutë koti.
Ajo tha se me këto metoda nuk mund të ulet çmimi i energjisë dhe se opozita po tenton t’i mashtrojë qytetarët.
“Sikur të ishit të interesuar vërtetë të diskutonit në nivel profesional për çështje të rregullimit dhe nga kanë ardhur kostot dhe si janë shpërndarë kostot, ju do ta ftonit ZRRE’në dhe do të bisedonit në nivel profesional për këto çështje. Mirëpo, ju nuk e keni këtë interesim, ju me rezoluta koti populliste, me metoda të cilat nuk ulet çmimi i energjisë, doni me i mashtru qytetarët që mundeni me ul çmimin e energjisë elektrike”, deklaroi Ministrja.
Tahiri: Nuk mund të lejojmë plaçkitjen, do ta kundërshtojmë në çdo formë
Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri deklaroi se vitin e kaluar janë plaçkitur qytetarët e Kosovës. Sipas tij, vitin e kaluar kërkesa për import e KESCO-s ka qenë vetëm pesë për qind, ndërkohë që 95 për qind e energjisë është prodhuar në vend.
Tahiri theksoi se në vitin 2023, importi i nevojshëm ka qenë 15 për qind, ku siç tha ai, pesë për qind janë shkuar për qytetarët ndërkaq pjesa tjetër janë keqmenaxhim.
Tutje, ai ka krahasuar çmimet e rrymës që blihen dhe që faturohen për konsumatorët.
Në seancë të jashtëzakonshme, Tahiri shtoi se një gjë e tillë është plaçkitje dhe duhet të kundërshtohet në çdo formë.
Mustafa: Në Kosovë e vetmja gjë që rritet, janë çmimet
Rezoluta e opozitës për rrymën Kusari-Lila: Joserioze, nuk ofron zgjedhje
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se rezoluta e propozuar nga opozita në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët është joserioze.
Sipas Kusarit, ajo nuk ofron zgjidhje.
“Rezoluta nuk është serioze dhe nuk ofron zgjidhje, kjo nuk është diçka e re pasi opozita këtë e ofron, seanca të jashtëzakonshme e jo zgjidhje”, është shprehur ajo.
Shala: Është zëvendësuar energjia e lirë e KEK-ut me atë të importuar
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për çmimin e rrymës, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se energjia elektrike e lirë e KEK-ut është zëvendësuar me energjinë e shtrenjtë të importuar.
“Arsyeja e kësaj rritjeje të çmimit qëndron te fakti i çuditshëm menaxherial. Kemi zëvendësuar energjinë e lirë të KEK-ut, me energjinë e shtrenjtë të importuar”, ka thënë Shala.
Kuvendi sot me seancë të jashtëzakonshme për çmimin e rrymës
Sot, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.
Seanca e thirrur në ora 10:00 ka vetëm një pikë në rend dite “Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët”.
Seanca e jashtëzakonshme për çështjen e çmimit të energjisë elektrike është thirrur nga PDK-ja.
“Me mbështetjen e 40 deputetëve nga partitë tjera opozitare, si Grup Parlamentar i PDK-së kemi thirrur seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar çështjen e çmimit të energjisë elektrike në vendin tonë. Konsiderojmë se sot nuk ka gjë më të rëndësishme që sesioni parlamentar mund të fillojë sesa me diskutimin për çmimin e energjisë”, tha Abelard Tahiri të hënën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.