”Në ndërtimin e rrugëve, s’do të lejojmë skena si në të kaluarën”

Sipas Haradinajt, të gjithë ata punëkryes që si kryejnë  punët si duhet dhe në afat do të përjashtohen

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zgjedhur Ministrinë e Infrastrukturës, si Mnistrinë e parë për ta vizituar pas marrjes së mandatit.

Pas takimit me ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj, Haradinaj tha se interesimi i tij ishte të shohë gjendjen e projekteve. ”Interesimi im është me pa gjendjen me projektet, pra mësuam se si kanë shkuar zhvillimet me autostradën “Arbën Xhaferi’, në çfarë etape është. Kemi një obligim financiar të pa përmbushur për të. Pra Qeveria e vendit do të gjendet një zgjidhje së bashku me Ministrinë e Financave. Njëkohësisht dëshirojmë që në afatin e caktuar kohor me përmbyll. Pra mos me e mbajt në vonesë. Mos me ndodh vonesat. Janë dhe projekte tjera, sepse janë disa marrëdhënie që janë vendosur me institucionet monetare, sikurse me BERZH-in, është autostrada, ose rruga drejtimi Pejë. Hetohet një ngecje në të. Duam që këto procedura me i trajtu me prioritet. Dhe ai obligim i ndërmarrë i Kosovës me BERZH-in,  por dhe ndërtimi i kësaj  rruge me u bë në kohen e duhur. Një ritëm i ngadalshëm dhe jo aq serioz, i cili ka ndodh deri sot”, tha ai.

Ndërsa tha se të gjithë ata punëkryes që si kryejnë  punët si duhet dhe në afat kohor do të përjashtohen nga mundësia për të marrë sërish punë të tilla për të kryer.

Haradinaj tha se nuk do të tolerohen skena që janë parë në të kaluarën, sa i përket ndërtimit të rrugëve. “Pra jemi në punë, besoj që ata që marrin punë, punëkryesit besoj e hetojnë tani që edhe ne po jemi të saktë në punë dhe mënyrën si do të punojmë. E kuptojnë pastaj që vonesat e tyre në kryerjen e punimeve do të ishte një lajm i keq edhe për ata dhe për ne dhe për Kosovën. Pra nuk do të ishte një lajm që kish pas me u toleru më skena që kemi parë në të kaluarën. Një kolicë, një bager i vogël i ndryshkt dhe një punëtor dikund. Nëse e ka marrë dikush përgjegjësinë me kry punë këtij vendi, atëherë ka me i kry ose në afat kohor ose ka me u përjashtua prej mundësisë që me marrë punë ma prej publikut”, tha Haradinaj.

Ndërsa  ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj tha se do të jenë në shërbim të së mirës së qytetarëve. “Për së afërmi me stafin e njoftuam për politikat zhvillimore, për politikat ekzekutive, për rrjedhat e projekteve dhe u betuam,  që do të jem në shërbim të së mirës, së qytetarëve të Kosovës. Në ndërtimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës dhe kjo do të jetë moto e kësaj ministrie”, tha ai./21Media

Back to top button