Kaloni te përmbajtja kryesore

Në ndeshjen ndaj Ballkanit Sivasspor me pesë mungesa

Klubi turk, Sivasspor ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Ballkanit në kuadër të Ligës së Konferencë, ku ka mungesa të theksuara.
Sivasspor do të përballet me kampionin e Kosovës, Ballkanin, të enjten me fillim nga ora 21:00 në stadiumin Fadil Vokrri.
Megjithatë, klubi turk nuk pritet të jetë i kompletuar për këtë udhëtim të vështirë.
Sipas një njoftimi në rrjetet sociale në këtë ndeshje, Sivasspori nuk mund të llogarisë te Leke James, Ziya Erdal, Ahmed Musa, Samba Camara dhe Fredik Ulvestad./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button