Në një ceremoni private, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni private, duke kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin Tedi, portreti i te cilit ende nuk është zbuluar. Dasma u zhvillua më 14 shtator në një atmosferë të ngrohtë familjare, larg syve të publikut.

Ceremonia ishte e organizuar me shumë kujdes dhe elegancë.

Besa ka dhënë disa sinjale për këtë hap të rëndësishëm në jetën e saj përmes postimeve në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë momente simbolike që lidhen me ditën e saj të madhe.

Ky lajm ka ngjallur menjëherë interes të madh tek fansat dhe ndjekësit e artistes, të cilët kanë shpërthyer me urime dhe komente pozitive për çiftin.

Back to top button