Në parlamentin britanik po diskutohet për situatën në Kosovë

(Lajm i përditësuar)

Deputetja britanike dhe kryetarja e Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë, Alicia Kearns, ka ngritur pyetje për çështjen e tensioneve në veri të Kosovës.

“Dua të vendosi në kontekst se Kosova nuk është Serbi, por më herët këtë vit, Beogradi ka orkestruar bojkot të zgjedhjeve demokratike të mbajtura në komunat veriore të Kosovës. Rezultatin e atyre zgjedhjeve e kemi njohur në Perëndim e tash po kërkojmë sërish zgjedhje, dolën vetëm 3 për qind. Por ishte faji i ndërhyrjes nga jashtë, dhe duket se shpesh nuk përmendet kjo. Javën e kaluar, kryetarët e komunave, jo me dhunë, tentuan të futen në zyra, por dhuna u orkestrua. Po të ndaloheshin kryetarët tanë të punonin nga zyrat e të detyroheshin të punonin në shtëpi, do të thoshim është goditje e rëndë ndaj demokracisë’, tha Kearns.

Ajo ka pyetur pse kishte një reagim aq disproporcional nga aleatët.

E ministri i Jashtëm i Britanisë, Andrew Mitchell, ka thënë se po punohet me partnerë ndërkombëtarë për t’u ulur tensionet.

Mitchell ka thënë se Britania mbështet thirrjet e aleatëve ndërkombëtarë të bëra më 1 qershor për zgjedhjet ë reja në veri, të punohet po ashtu për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Po ashtu ai ka thënë se mirëpret vizitat e emisarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Lajçak e Escobar do të jenë sonte e nesër në Kosovë. Po ashtu do ta vizitojnë edhe Serbinë.

Në këtë debat kanë folur edhe deputetë tjerë britanikë.


Në parlamentin britanik po diskutohet për situatën në Kosovë

Situata e krijuar në Kosovë pas zgjedhjeve në veri të Kosovës po diskutohet në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo u bë me kërkesë të deputetës së parlamentit britanik, Alicia Kearns, e cila përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar ka një përkushtim historik e domethënës ndaj miqve kosovarë.

“Sot kam siguruar një pyetje urgjente për situatën në Kosovë. Mbretëria e Bashkuar ka një përkushtim historik dhe domethënës ndaj miqve tanë në Kosovë”, ka shkruar Kearns në Twitter./21Media

Back to top button