Në Pejë nuk mund të votojnë të verbërit
Një person me shikim të dobësuar nuk ka mundur të votojë
Ndonëse Komisioni Qendror Zgjedhor pati bërë me dije se në këto zgjedhje mund të votojnë edhe personat e verbër, një gjë të tillë nuk ka mundur ta realizojë një person në Pejë.
Daut Isufi, i cili ka shikim të dobësuar nuk ka mundur të votojë në vendvotimin në shkollën “Asdreni”, pasi aty ka munguar materiali në të cilin ai mund ta ushtrojë të drejtën e tij, njofton Klan Kosova.
“Votimin dua ta bëj në mënyrë të pavarur, nuk dua të votojë më asistent“Unë e lajmërova rastin, do të pres këtu derisa të vijë materiali ku unë mund të votoj”tha ai.