Mazreku: Demarkacioni duhet të ratifikohet nga qeveria e re

Mazreku: Qeveria duhet të tregojë gatishmërinë e marrjes së obligimeve ndërkombëtare

Profesori universitar Avni Mazreku, në Speciale të RTV21, ka thënë se cila do parti apo koalicion që del fitues nga këto zgjedhje, me një kohë të shpejt t’i krijojë institucionet e Kosovës.

“Uroj njëkohësisht që qasja e cilësdo qeveri me ndërrua komplet ata që e ka karakterizuar procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian”, ka thënë Mazreku.

Ai foli edhe për çështjen e Demarkacionit, ku tha se fatmirësisht kjo çështje edhe nuk është shndërruar në problem ndërkombëtar për Kosovën, pasi sipas tij, vendi edhe nuk ka probleme me Malin e Zi, shkruan rtv21.tv

“ Mali i Zi asnjëherë nuk ka pasur qëndrim armiqësor apo arrogant për Demarkacionin, ka qenë vetëm temë e brendshme”, ka shtuar Mazreku.

Sipas tij, qeveria duhet të tregojë gatishmërinë e marrjes së obligimeve ndërkombëtare që dalin si rezultat i proceseve negociuse.

Mazreku thotë se marrëveshja duhet të ratifikohet sepse përveç rëndësisë që ka për liberalizimin e vizave ka edhe dimensione tjera të rëndësishme në raport me avancimin  e pozitës juridike ndërkombëtare të Kosovës./21Media

Back to top button