Në përvjetorin e martesës, Edona bëhet nënë për herë të tretë

Gazetarja dhe moderatorja e RTV21, Edona Haxhiu Demiqi, është bërë nënë për herë të tretë.
Ajo ndau lajmin me miqtë e saj në rrjetet sociale duke treguar se solli në jetë edhe një djalë, të cilit emrin ia vunë Joni.
Joni është tashmë vëllai i vogël i Endit dhe Uliksit. E sugari i familjes erdhi në jetë në një ditë të shënuar për Edonen dhe bashkëshortin e saj Tesin, pikërisht më 24 gusht kur cifti po festonin 9 vjetorin e martesës./21Media
View this post on Instagram