Në përvjetorin e vdekjes, Baldwin kujton kineasten e vrarë në xhirimet e “Rust”

Alec Baldwin ka shënuar përvjetorin e vdekjes së Halyna Hutchins, përpara raportit përfundimtar të policisë për incidentin.
Kineastja u vra në xhirimet e filmit “Rust” më 21 tetor 2021.
Regjisori Joel Souza u plagos gjithashtu në të shtënat në Bonanza Creek Ranch pranë Santa Fe, Arizona.
Avokatët që përfaqësojnë burrin e Hutchins, Matthew dhe djali i tyre Andros, paditën Baldwin dhe producentët e tjerë të filmit.
“Sot një vit më parë…”, shkroi Baldwin në Instagram.
Në të njëjtën ditë, në një deklaratë të ndarë me agjencinë e lajmeve PA, Prokurori i Qarkut Santa Fe përsëriti se ishte “angazhuar për të ndjekur drejtësinë për viktimat dhe për të marrë përgjigje për komunitetin”.
“Askush nuk është mbi ligjin dhe çdo viktimë meriton drejtësi”, thotë ai.
Zyra e DA më parë tha se marrëveshja nuk do të kishte “asnjë ndikim” në hetimin penal në vazhdim./21Media

Back to top button