Vogue do të ndërpresë bashkëpunimin me Kanye West

Shtëpia mediatike Vogues do të ndërpresë bashkëpunimin me Kanye West.
Kjo është për shkak të komenteve antisemitike të reperit dhe dërgoi në pasarelë modelet me bluzat “White Lives Matter” gjatë prezantimit të tij në Yeezy SZN 9 në Paris.
Wintour dhe Kanye kanë pasur një marrëdhënie biznesi shumëvjeçare. Miqësia e tyre nisi në vitin 2009 kur ajo e ftoi atë në Met Gala.
Reperi dhe ish-bashkëshortja e tij, Kim Kardashian u shfaqën gjithashtu në kopertinën e American Vogue në vitin 2014 pas dasmës së tyre.
Lajmi vjen pasi shtëpia franceze e modës, Balenciaga njoftoi se nuk do të bëjë më biznes me West.
West bëri debutimin e tij në modelim dhe hapi shfaqjen e Balenciaga-s pranverë/verë 2023./21Media

Back to top button