Në pesë spitale nuk ka pacientë me Covid-19
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se pesë spitale nuk kanë pacientë me Covid-19.
Sipas SHSKUK-së, spitali i Prizrenit, Mitrovicës, Gjakovës, Ferizajt dhe Vushtrrisë në raportet e datës 13 mars 2022 kanë raportuar se nuk kanë pacientë me Covid-19. Ndërkaq, në Spitalin e Gjilanit dhe atë Pejës janë vetëm 3 pacientë me Covid-19.
Në Klinikën Infektive në trajtim janë 11 pacientë, prej tyre, 4 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.
Me oksigjeno-terapi në tërë ShSKUK-në, po trajtohen 11 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 3 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 11 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Gjilanit, 2 pacientë./21Media