”Përdorimi i armëve kimike mund të nxisë ndërhyrjen e NATO-s”

Presidenti polak thotë se përdorimi i armëve kimike nga Rusia në Ukrainë mund ta shtyjë NATO-n të rishqyrtojë vendimin e saj për të mos ndërhyrë ushtarakisht në konflikt.

Ai ka folur për BBC-në, dhe është pyetur nëse beson se presidenti Putin mund të përgatitej të përdorte armë kimike.

“Kjo është diçka që bota nuk e ka parë në këtë shkallë që nga Lufta e Dytë Botërore. Nëse po më pyesni nëse Putini mund të përdorë armë kimike, unë mendoj se Putini mund të përdorë çdo gjë tani, veçanërisht kur është në këtë situatë të vështirë. Politikisht, ai tashmë e ka humbur këtë luftë, dhe ushtarakisht, ai nuk po e fiton atë”, ka thënë ai.

I pyetur nëse ndonjë përdorim i tillë mund të nxiste një ndërhyrje të NATO-s, presidenti u përgjigj, ”Sigurisht, të gjithë shpresojnë se ai nuk do të guxonte ta bënte këtë, por, nëse ai përdor armë të shkatërrimit në masë, kjo do të ishte një ndryshim i lojës në të gjithë”, shtoi tutje presidenti./21Media

Back to top button