BE thirrje partive për fushatë të respektueshme: Përmbahuni nga gjuha seksiste dhe mizogjene ndaj grave

Në prag të fillimit të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u është drejtuar me thirrje partive dhe kandidatëve për deputetë.
BE në Kosovë ka apeluar që gjatë fushatës të përmbahen nga gjuha dhe sjelljet seksiste apo mizogjene ndaj grave, duke përfshirë shpërndarjen përmes mediave sociale dhe platformave online.
“Gratë duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë në jetën politike lirshëm, në mënyrë të sigurt dhe të barabartë, si offline ashtu edhe online”, thuhet në postim.
Aty theksohet se barazia gjinore, dinjiteti njerëzor dhe demokracia janë vlera themelore të BE-së dhe elemente thelbësore për zgjedhje të besueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Fushata do të fillojë më 28 maj. Zgjedhjet ndërkohë mbahen më 7 qershor.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?