Në PriFest shfaqet filmi dokumentar i Burbuqe Berishës

Këtë vit në festivalin e filimit, PriFest do të shfaqet  premierë filmi dokumentar  i regjisores së ndjerë, Burbuqe Berishës, ku producent ishte Agron Vula i cili e ka përfunduar filmin.
Kështu sot  në “Bon Bon” të RTV21 bëri të ditur menaxheri i PriFestit, Armend Zeqiri, i cili ndër të tjera u shpreh se filmat që shfaqen në festival, të paktën duhet të jenë premiera kosovare, por tha se ka edhe filma që janë premiera regjionale, evropiane.

Kujtojmë që, regjisorja Burbuqe Berisha ka vdekur më 27 tetor të vitit 2021, në moshën 51 vjeçare./21Media

Back to top button