Në pritje të verdiktit, kërkohet drejtësi për Johnny Depp

Ndërsa u bë i ditur lajmi se një vendim ishte marrë në gjyqin mes Johnny Depp e Amber Heard, hashtag-u #JusticeForJohnnyDepp filloi të bëhej trend.
Aktgjykimi do të lexohet në orën 15:00 me orën lokale atje.
“Vendimi është i pafuqishëm. Çfarëdo që të ndodhë JD ka fituar në gjykatën e opinionit publik dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme për të”, shkroi një ndjekës.
Në TikTok, një përdoruese postoi një video që mbulonte gojën e saj me mbishkrimin “Jam nervoz”./21Media

Back to top button