Kosovari bëhet kryetar i një komune në Suedi, për RTV21 flet për rrugëtimin e tij

Në Suedi shkoi për të jetuar kur ishte vetëm 8 vjeçar, kurse tani ka marrë zyrtarisht postin e kryetarit të Komunës së Tranemos.
Bëhet fjalë për kosovarin, Driton Bilalli nga partia Social Demokrate, i cili për portalin rtv21.tv ka treguar se për ta marrë këtë post, nuk ka qenë e vështirë sepse sipas tij,  ai është rritur në Tranemo dhe i njeh shumicën e njerëzve atje.
Bilalli me prejardhje nga qyteti i Vushtrrisë ka treguar se për tu zgjedhur kryetar i Tranemos nuk ka pasur garë, atë e kanë zgjedhur shumica politike.
“Këtu nuk ka gara. Këtu zgiedhet kryetari nga majoriteti. Do me thënë majoriteti politik më kanë zgjedh. Programi im është programi i partisë”, ka thënë Bilalli.

Rrugëtimi i Bilallit në politikë në një vend larg vendlindjes ka filluar në vitin 2017.
“Rruga fillojë 2017 kur hyra në partinë Social Demokrate. Pastaj para 4 muajve u bëra niher kryetar i partisë e tash i komunës”, ka treguar Bilalli.
Për rtv21.tv ai ka shtuar se në Tranemo janë afër 70-80 familje shqiptare.
Bilalli tashmë kryetar i Tranmos në Suedi jeton që nga vitit 1992./21Media

Back to top button