Në Qafë Mali trashësia e borës arrin 50 cm, kërkohet kujdes në rrugë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se në aksin malor Vaudejes-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë, ka reshje të shumta bore, ku në Qafë Mali arrin deri në trashësi 40- 50 centimetra.

Sipas ARRSH-së në terren po punohet me katër borëpastruese, qarkullimi kryhet me vështirësi dhe me kujdes, sidomos në segmentin Fierzë-Qafë Shllak, pasi ka erë të fortë që e përhap borën në rrugë, duke sjellë edhe prezencë të ortekut, çka vështirëson punën e borëpastrueseve.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, si dhe shmangia e këtyre akseve nga drejtuesit e mjeteve deri në qetësimin e situatës.

Back to top button